Kamerat inteligjente franceze, shpikja që mund tu mbrojë nga grabitësit
Shumë shtëpi sot janë të pajisura me kamera sigurie dhe sensorë për të njoftuar pronarët nëse dikush është duke lëvizur në pronën e tyre, një anëtar i familjes, postieri, apo ndonjë hajdut. Një kompani franceze ka krijuar një kamera inteligjente për shtëpitë që dallon fytyrat e personave dhe alarmon pronarët, nëse një i panjohur hynë në shtëpinë e tyre.Korrespondentja e VOA, Zlatica Hoke, njofton se kamera inteligjente e kompanisë Netatmo ka ndihmuar të paktën një pronar që të kapë një hajdut.Kamera inteligjente mund të ndihmojë prindërit në punë që ata ta dinë në se fëmijët e tyre janë kthyer në shtëpi nga shkolla, apo nëse postieri ka sjellur postën në derën e shtëpisë. Ajo gjithashtu mund t’i njoftojë ata nëse një person i panjohur ka hyrë në pronën e tyre."Kamerat e tanishme të sigurisë nuk janë aq inteligjente. Ato mund të tregojnë nëse diçka është duke lëvizur, por nuk e dinë nëse objekti është njeri ose fëmija juaj. Pra, këto kamera nuk mund ta bëjnë dallimin. Ato ju njoftojnë gjatë gjithë kohës edhe mbi ndryshimin e kushteve të ndriçimit që mund të jetë një gjë shumë e bezdisshme. Por, në qoftë se ju jeni shumë i zënë me punën tuaj profesionale, ju doni të dini se çfarë po ndodh në shtëpinë tuaj," thotë Janina Mattausch, e kompanisë Netatmo.Kur anëtarët e familjes hyjnë në shtëpi, kamera inteligjente i dallon ata dhe dërgon informacionin në telefonin inteligjent të pronarit. Pronari mund të kontrollojë informacionin në një kohë të përshtatshme. Por, në qoftë se një njeri i panjohur hyn në shtëpi, kamera dërgon një mesazh alarmi në telefonin e pronarit.Kjo kohët e fundit i ndodhi Damien-it nga Paris."Të premten isha në punë, duke marrë pjesë në një takim të rëndësishëm mujor, kur telefoni im filloi të dridhej. Në fillim mendova se ndoshta alarmi ishte i gabuar. Por, njoftimi që më erdhi në telefon thoshte se në banesën time kishte lëvizje të një personi që kamera nuk e njihte," thotë Damien.Pastaj, biznesmeni francez hapi videon dhe u trondit nga ajo që pa."Pashë një person i cili po ecte mbathur me këpucë, një veprim terësisht i ndaluar në apartamentin tim. Shikova videon drejtpërdrejt dhe u trondita. I kërkova një kolegu të më çonte në shëpi dhe gjatë rrugës i telefonova policisë. "Damien i tregoi videon policisë dhe brenda ditës ajo e gjeti hajdutin, i cili më vonë u dënua me nëntë muaj burg.Kamera inteligjente franceze është pjesë e një prirje në rritje të së ashtuquajturës teknologji e lidhur, e cila përmes internetit mundëson komunikimin ndërmjet pajisjeve të ndryshme.