Ja për çfarë shërben opsioni i ri i Facebook
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2016, 22:17
Për të gjithë ata që harruan t’i dhurojnë lule mamasë së tyre në Ditën e Nënës, tanimë ekziston një mënyrë indirekte për ta kompesuar këtë.Të gjithë perdoruesit e Facebook mund të kenë vënë re sot një ndryshim në rrjetin social, një buton në formë luleje – flower reaction.Opsioni është vendosur për të festuar Ditën e Nënës në më shumë se 80 vende kudo në botë.Qëllimi i saj është për të zëvendësuar “faleminderit” që mund ta thoni në telefon duke dërguar lule dixhitale.“Në nder të Ditës së Nënës, po testojmë aftësinë e njerëzve për të përdorur reagimin lule” – shkruan Facebook në një deklaratë./Oranews.tv/