Ja si mund të shihni çdo foto që një person ka bërë “like” në Facebook

Facebook ka një opsion publik por pak të fshehur, që lejon të gjithë përdoruesit të shohin çdo foto që një person i caktuar ka bërë like në rrjetin social.Vetëm duke u drejtuar te shiriti “search” në fillim dhe duke kërkuar “Photos liked by” dhe emrin e një prej miqve tuaj, mund të shihni të gjithë fotografitë që ata kanë pëlqyer, përmes të gjithë historisë së tyre ne Facebook.E njëjta mënyrë mund të përdoret dhe për veten tuaj, thjesht duke shtypur “Photos liked by me”.Ose mund të përdoret krejtësisht për gjëra të tjera – nëse kërkoni për miq që pëlqejnë një grup të caktuar, mund të shihni të gjithë ata që janë fansa të një faqeje të caktuar./Oranews.tv/