Planetët e rinj, Astronomët nisin studimet nëse ka jetë në to apo jo

Zbulimi i tre planetëve të rinj të vegjël që formojnë një rreth, shton shanset e zbulimit të jetës përtej tokës, thanë astronomët.Planetit me masën e tokës, orbitojnë rreth yllit të tyre mëmë, shumë pranë tokës, në 40 vite dritë larg, në një distancë që siguron të drejtën për të mësuar nëse në sipërfaqen e tyre ka ujë, kuste të cilat për shkencëtarët janë të mjaftueshme për të provuar që atje ka jetë.Zbulimi është arritur duke përdorur teleskopin e vogël të tranzicionit të planeteve në Europë, që njihet ndryshe si Trappist, që gjendet në Observatorin La Silla në Kili.Edhe pse planetet e reja të zbuluara janë pothuajse me përmasat e Tokës, ata kanë yje në vetëm 8% të përmasës së diellit dhe më pak se 1% dritë, saktësuan shkencëtarët. Deri më tani astronomët kanë zbuluar më shumë se 2 mijë planete përtej sistemit tonë diellor dhe po zhvillojnë teknikat për të skanuar atmosferën e këtyre planeteve për gazra dhe aktivitetin e tyre biologjikë.57276f278ea4d.image