“Sea Hero Ques”, loja më e re e prezantuar nga Telekom Albania
“Sea Hero Ques” është loja më e re e prezantuar nga Telekom Albania, e cila synon që të kontribuojë për mbledhjen e të dhënave që do të lehtësojnë punën kërkuese të shkencëtarëve në avancimin e kurës për demencën, sëmundje që u rrëmben njerëzve aftësinë e të kujtuarit. Menaxherja e Marrëdhënieve të Korporatës në Telekom Albania, Ornela Bego, flet për detajet e kësaj risie.Marseda Shtylla, përfaqësuese e Departamentit të Marketingut në Telekom tha se përmes kësaj loje, shkencëtarët duan të shikojnë se si njerëzit orientohen në ambientë të qarta dhe jo të qarta.Sipas raportit për Ndikimin Botëror të Demencës, 135 milionë njerëz në mbarë botën do të preken nga kjo sëmundje deri në vitin 2050. Sea Hero Quest është e disponueshme në të gjithë botën për sistemet iOS dhe Android dhe mund të shkarkohet falas nga App Store dhe Google Play./Oranews.tv/