Brazili bllokon WhatsApp

Brazili ka bllokuar aplikacionin WhatsApp në përpjekje për të patur akses te të dhënat e përdoruesve.Vendi po “lufton” me kompaninë  në mënyrë që zyrtarët brazilianë të kenë mundësinë të lexojnë mesazhet e përdoruesve të shërbimit.Brazili ka argumentuar se një gjë e tillë është e rëndësishme për sigurinë, por WhatsApp ka thënë se është e pamundur për ta që të ndajnë të dhënat, të cilat mund të lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësiPrej kësaj, 100 milionë njerëz që përdorin WhatsApp në Brazil nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe./Oranews.tv/