Shqiptari u arratis nga psikiatria, kërcënonte se do digjte me benzinë nënën

Policia italiane ka arrestuar një 27 vjeçar shqiptar, i cili ishte arratisur nga një psikiatri ku ai ishte shtruar.  Mediat italianë shkruajnë se shqiptari me iniciale G.E u kap teksa ishte duke ecur i qetë në rrugët e Formias.I riu shqiptar ishte larguar nga qendra shëndetësore që prej 15 majit.Ai u arrestua më pas dhe u dërguan përsëri në qendrën shëndetësore, pasi një gjyqtar kishte dhënë urdhërin që shqiptari kishte probleme dhe duhej të qëndronte në Psikiatri.Shqiptari ishte hospitalizuar pas një grindje të dhunshme me nënën e tij,  të cilën ai e kishte kërcënuar se do ta digjte me benzinë.