Dadoja e pamëshirshme nuk dënohet nga gjykata

Prindërit e fëmijës 1- vjeçar, Joshua Marbury dhe Alicia Quinney të cilët jetojnë në Oregon të SHBA-së kanë paditur dadon, pasi mëndohët se ajo ka ushtruar dhunë mbi djalin e tyre.Një mbrëmje teksa çifti kishte dalë, e kishin lënë djalin e tyre tek dadoja dhe pasi ishin kthyer për ta marrë 1-vjeçari ishte me shenja të rënda goditjeje, të nxira në fytyrë dhe të qarat e tij nuk pushonin.Menjëherë babai i tij shkoi në gjykatë për të ngritur padi ndaj dados, por për fatin e keq gjykata e ka nuk e ka pranuar çështjen pasi nuk mund të provohet se dhuna është ushtruar nga dadoja dhe 1-vjeçari Jacob është shumë i vogël për të treguar se kush është personi që e ka goditur.Por për Marbury babain e  1 vjecarit, nuk mbaroi këtu. Ai e  bëri çështjen publike në “Facebook”-un e tij ku nxori  fotot e djalit të dhunuar, duke kërkuar edhe shpjegime për vendimin e gjykatës.“Diçka duhet të bëhet, Askush nuk mund të godasë një fëmijë”, shkroi Marbury.-a0c855612f91c9b2  jacob-marbury-3f3ee25ef417940a baby23n-2-web baby23n-3-web