Obama emëron një grua afroamerikane në krye të forcave detare amerikane në Evropë
Një grua, afroamerikane, admiralja Michelle Howard është emëruar në postin e shefes së marinës amerikane në Evropë dhe Afrikë.Emërimi u bë nga Presidenti amerikan, Barack ObamaKomanda amerikane, me seli në Napoli, ka për detyrë edhe pjesëmarrjen në luftën kundër ISIS-it.Michelle Howard, 56 vjeçe, afroamerikane dhe e diplomuar në vitin 1982 në Akademinë Ushtarake të Anapolisit, Merilend, ka mbajtur poste të tjera prestigjioze në karrierën e saj.Ajo ka qenë e para grua në ushtrinë amerikane që ka mbajtur katër yje.Howard ka shkëlqyer në veçanti në operacionin e vitit 2009 që çoi në lirimin e kapitenit Richard Phillips, i kapur nga piratët në brigjet e Somalisë.Kjo është një ngjarje e treguar edhe në filmin “Captain Phillips” me Tom Hanks.
/Bota.al/ Oranews/