Ai shpëtoi 669 fëmijë nga nazistët, sot ata janë mbledhur ta kujtojnë/ VIDEO
Ai shpëtoi jetët e 669 fëmijëve nga nazistët dhe vdekja e sigurtë, e megjithatë heshti për këtë veprim sublim. Sot këta fëmijë, tani burra gra e të moshuar janë mbledhur së bashku për të kujtuar atë. Përulen para heroit që detyrohen për jetën e tyre, Sir Nicholas Winton.Nicholas Ëinton ishte vetëm 28 vjec kur organizoi udhëtimet me trena për të shpëtuar jetët e fëmijëve dhe për ti gjetur një strehë. Ai arriti të shpëtonte 669 fëmijë, por për vitet të tëra kishte peng pse nuk mundi të shpëtonte të tjerë.Për vite të tëra heshti, derisa një ditë gruaja e tij zbuloi fletoren, ku ai kishte shkruar emrat e të gjithë fëmijëve të shpëtuar . E gjitha zbulohet në një emision televiziv të vitit 1988 .Në krah të Nicholas Ëinton ishte ulur një prej fëmijëve që ai kishte shpëtuar, tashmë e bërë grua.Në një moment prezantuesja thotë: Nëse ka ndonjë njeri në këtë sallë që i detyrohen Sir Nicholas Ëinton për jetën e tyre të ngrihen në këmbë .Të gjithë në sallë ngrihen.28 vite më pas përkujtohet heroi. Prezantuesja thotë ëse ka ndonjë njeri në këtë sallë që i detyrohen Sir Nicholas Ëinton për jetën e tyre të ngrihen në këmbë , dhe të gjithë ngrihen, tashmë ata janë shumë më shumë 5- 7 mijë vetë.I detyrohem gjithçka atij. Po kështu dhe familja ime, fëmijët e mi. Pa të asgjë nuk do të ndodhte.Sot sërish fëmijët e rritur vijojnë të kujtojnë veprën e një njeriu modest, që provon se edhe një njeri mund të bëjë gjëra të mëdha. Një histori në kontrast me ngjarjet që po trondisin opinionin tonë publik këtu në Shqipëri ku në Qendrën Rezidenciale të Fëmijëve të moshës 6- 18 vjeç në Shkodër rezulton se fëmijët janë dhunuar fizikisht, keqtrajtuar por dhe abuzuar seksualisht.
/Oranews.tv/