Tepelenë, sekuestrohen 160 kg drogë, 1 në pranga

Komisariati i policisë së Tepelenës, gjatë një operacioni antidrogë ka arritur të sekuestrojë 160 kg marijuanë në ambjentet e brendshme të ish fabrikës së Tulllave në Luftinjë, ndërsa në pranga ka përfunduar roja i ish Fabrikës së Prodhimit të Tullave në Luftinjë, Veis Sinomema, 61 vjec.Pas njoftimeve të marra në rrugë operative, u zhvillua një kontroll në ambjentet e brendshme të ish Fabrikës së Tullave, ku në brendësi të njërës prej dhomave që ka shërbyer për tharje të tullave, janë konstatuar një numër i madh pakosh të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishe lëndë narkotike mariuanë, ndërsa në polici janë shoqëruar 7 persona.Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër rezultoi se ish fabrika është në proces privatizimi dhe në këtë proces marrin pjesë 18 aksionerë dhe aktualisht janë në proces gjyqësor, të cilët të gjithë së bashku kishin venë një shtetas nga Zhapokika e rrethit Tepelenë si roje ku e paguanin nga tre muaj secili aksioner.Sipas të dhënave të para droga është blerë në fshatin Lazarat nga dy shtetas të tjerë nga Tepelena të cilët e kanë transportuar lëndën narkotike me fuoristradë nga Lazarati deri në afrësi të Ujit të Ftohtë Tepelenë dhe për të shmangur postoblllokun e Ujit të Ftohtë në Tepelenë e kanë transportuar me krah nëpërmjet pyllit të ujit të ftohtë e më pas nga fshati Luzat e deri në ish fabrikën e tullave përsëri me Fuoristradë.Materialet në ngarkim të shtetasit Veis Sinomema, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.