Nuk deklaroi 106 mijë litra naftë bruto te Dogana, arrestohet administratori i firmës

Ndalohet administratori i një firme hidrokarburesh në Ballsh me akuzën e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë si dhe për fshehje të ardhurash.“Në kuadër të operacionit të përbashkët "EVAZIONI", nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore tê Policisë Fier në bashkëpunim me Hetimin Doganor të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë dhe Hetimin Tatimor Fier, u bë i mundur ndalimi i administratorit të subjektit "SOKOLI CO" shtetasi: -Xhemil Hoxha, 52 vjeç, banues në Ballsh, me aktivitet në fushën e hidrokarbureve”.Policia thotë se ndalimi i 52-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e firmës së tij u gjet e depozituar një sasi prej 106 mijë litra naftë bruto e pa deklaruar në organin doganor.Sipas bluve, ky shtetas ka shmangur detyrimet doganore e tatimore në shumën prej 50 milion lekë.Materialet procduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Fshehje e të ardhurave".