Shqipëri - SHBA , konsultime dypalëshe në fushën e mbrojtjes

Në konsultimet dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA është shqyrtuar mundësia që forcat tona detare të bëhen pjesë e operacioneve të NATO-s për të asistuar krizën e refugjatëve. Kjo mundësi por edhe mjaft çështje të tjera të sigurisë kanë qënë në qendër të takimit mes dy delegacioneve. Shqipëria po shqyrton mundësinë për tu bërë pjesë e operacioneve të NATO-s në detin Egje duke asistuar në krizën e refugjatëve. kjo mundësi është diskutuar në gjatë konsultimeve bilateral në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe SHBA.Në njoftimin për mediat të Minsitrisë së Mbrojtjes theksohet se në takim u trajtua "Shqyrtimi i mundësive për pjesëmarrje me asete të Forcës tonë detare, në operacionin e NATO-s në detin Egje, duke asistuar në krizën e migracionit."Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli që kryesoi delegacionin shqiptar u ndal tek kompleksiteti i ambjentit të sigurisë në zonën Euro-Atlantike, ku Aleanca është duke u përballur me rreziqe dhe kërcënime nga drejtimi lindor dhe jugor i saj".Ministrja jonë e Mbrojtjes ka deklaruar në takim se "Shqipëria mbetet e angazhuar për të vazhduar bashkëpunimin përmes pjesëmarrjes në operacionet e përbashkëta, zhvillimit të paketës së kapaciteteve të FA-së, rritjen e mundësive për edukim dhe trajnim të personelit ushtarak dhe civil. Dhe së fundmi, luftën e përbashkët kundër terrorizmit".Ndërsa kryesuesi i delegacionit amerikan, zv. Asisenti i Sekretarit të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, z. Michael Carpenter theksoi se SHBA-të mbeten të gatshme të mbështesin Shqipërinë nëpërmjet programeve të shumta në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.Në takim u trajtua edhe propozimi i vendit tonë për ngritjen e një Qendre Ekselence të NATO-s në luftën kundër fenomenit të luftëtarëve të huaj./Oranews.tv/