Elbasan, murgeshat organizojnë dasmën e jetimes që e kishin marrë dy javëshe

E rrallë , por e veçantë ishte kjo javë për një çift të sapomartuar.Murgeshat domenikane që kanë vite që janë në qendrën administrative të Mollasit , kanë organizuar një dasmë shqiptare me një vajzë jetime.Kjo vajzë është marrë nga murgeshat vetëm dy javë pasi ka lindur , dhe është rritur në këtë qendër kristiane, nën kujdesin e murgeshave.Sapo ajo ka mbushur 18 vjeç, ka rënë në dashuri me një djalë duke pasur kështu edhe bekimin e murgeshave dhe dakordësinë e familjes së djalit.Murgesha: "Vajza në fakt ka ardhur te ne kur ishte shumë e vogël, 2 javëshe sepse familja kishte disa probleme, nga ana ekonomike dhe nga ana shëndetësore.Ne e kemi rritur si fëmijën tonë dhe sot gëzojmë dasmën e saj, e cila martohet me një çun që prapë është nga fshati jonë që e njohim prej disa kohësh dhe dëshirojmë të jenë të lumtur.Çifti është shqiptar, në në fund të fundit jemi shqiptarë sepse kemi 23- 24 vjet që jetojmë këtu, sigurisht që do e bëjmë dasmën sipas traditës shqiptare, pavarësisht se ceremonia liturgjike nuk është italiane, është e krishterë, prandaj nuk kemi bërë dasmë italiane".Këtë dashuri ata e kanë konkretizuar me një meshë celebrimi në kishën katolike, dhe më pas të gjithë të ftuarit i janë drejtuar lokalit ku edhe është zhvilluar dasma nën ritmin e muzikës tradicionale popullore të zonës së Sulovës.https://youtu.be/taLONvIGLfcciftiii murgeshatt murgeshaaaa murgeshat cifti/Elbasanisot/