Një dhëndër në Fier e merr nusen me...4 vinça....

Jemi mësuar zakonisht që dita e dasmës të bëhet me automjete të vogla dhe sipas mundësive edhe luksoze, por një dhëndër në Fier ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të marrë nusen e tij.Zgjidhen vende piktoreske, kështjella, bregu i detit etj për të kryer videoklipe. Por ka nga ata që duan të jenë krejt të veçantë.Videot e zakonshme janë bërë monotone. Ndaj mendja vritet për një detaj që se ka askush më parë.Të tillë janë edhe këta dasmorë në Fier. Ata kanë shkuar ta marrin nusen me vinç. Dhe jo një, por katër të tillë. Një spektakël i rrallë! Një dashuri që duket se peshon tonelata për ta shprehur. Urime për fantazinë dhe me trashëgime çiftit fierak.Ky nuk është rasti i parë që nusja merret në këtë mënyrë. Një vit më parë, një dhëndër tjetër e mori nusen me dalike.13235968_10207812839056266_442561924_n13245963_10207812839096267_1354313539_n 13236059_10207812838056241_511430930_n 13235968_10207812839056266_442561924_n 13235786_10207812837736233_39516240_n 13220044_10207812838736258_70055898_n