Shpërndanin kokainë e kanabis, 7 në pranga, mes tyre dy vëllezër
7 persona janë arrestuar në flagrancë nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.Finalizimi me sukses i operacionit antidrogë i koduar “Radaneci” nga ana e specialistëve të Seksionit kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Drejtorinë për Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit çoi në pranga shtetasit:Vëllezërit Islajd dhe Arjan Shalcanj, 27 dhe 22 vjeç Maril Pano, 26 vjeç, Bledar Haxhi, 35 vjeç Astrit Shalcanj, 55 vjeç Naumand Cico, 25 vjeç Mikel Shalcanj 22 vjeç, të gjithë banues në KorçëNga ana e policisë nisi proçedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj dy shtetasve të tjerë: Dh.Gj, 21 vjeç banues në fshatin Boboshticë dhe J.M, 29 vjeç, banues në Korçë.Shtetasve të arrestuar gjatë kontrolloit personal të tyre dhe kalimit në sitë të banesave ku jetonin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:322 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. 9 gram bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva 1 peshore elektronike 2 fishekë të kalibrit 9 mm Një sasi kartëmonedhash prej 210 euro dhe 40.500 lekë të reja. 5 automjete të markave të ndryshme me targat: TR 0010U tip “Mercedes-Benz”; -AA606IO tip “BMW” model X-5 - AA252MG tip “Wolsvagen “ Pasat -KO7699B tip “Mercedes-Benz” -AA 712IF tip “BMW” 12 aparatë celularë 1 kompjuter dhe 1 Lap Top.Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike të ndarë në doza në qytetin e Korçës, kundrejt pagesës.Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Mikel Shalcanj.[caption id="attachment_746994" align="alignnone" width="411"]
Lënda narkotike dhe sendet e tjera materiale që iu sekuestruan të arrestuarve[/caption][caption id="attachment_746995" align="alignnone" width="412"]
Lënda narkotike që iu sekuestrua të arrestuarve[/caption][caption id="attachment_747039" align="alignnone" width="411"]
Mjeti i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_747040" align="alignnone" width="411"]
Mjeti i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_747041" align="alignnone" width="411"]
Mjeti i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_747042" align="alignnone" width="411"]
Mjeti i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_747044" align="alignnone" width="411"]
Mjeti i sekuestruar[/caption][caption id="attachment_747045" align="alignnone" width="411"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_747046" align="alignnone" width="411"]
Droga e sekuestruar[/caption]