Udhëtonin në mënyrë të dyshimtë me makinë, shqiptari arrestohet me kokainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2016, 16:30
Një shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me 260 gra kokainë. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestuar në Giulianova.Autoritetet policore panë një automjet të dyshimtë që po qarkullonte transit nëpërmjet Triestes dhe brenda tij ishin dy persona.Me të vënë re policinë, njëri nga personat zbriti nga makina duke u larguar në këmbë, ndërsa tjetri u largua me automjet.Policia mundi të ndalonte personin që zbriti nga makina, duke i gjetur sasinë e drogës, të cilën e kishte fshehur brenda xhaketës. 32 vjeçari shqiptar i dënuar më herët, u arrestua për posedim me qëllim trafikun e drogës. /Ora News/