Facebook lançon sistemin që do lejojë të verbërit të shohin fotot
Teksa interneti po dominohet gjithnjë e më shumë nga imazhet, Facebook po lançon një sistem përmes së cilit mund të lexohen fotot dhe të tregohen vizualisht histori, të cilat njerëzit e verbër e kanë të pamundur që t’i shohin në rrjetet sociale.Interneti po ndryshon. Nëse vite më parë mediumet përbëheshin nga tekste e reagime, sot gjithcka bëhet për fotot. Çdo ditë sipas të dhënave zyrtare, mbi 1.8 miliardë foto e imazhe doëlodohen në rrjetet sociale si Twitter, IG apo Facebook.E për ata që dashurojnë fotografitë ky është një lajm i mirë dhe kjo realizohet falë teknologjisë së avancuar.Lajm i mirë për fotografët ambiciozë, lajm i keq për përdoruesit e verbër apo pjesërisht të verbër të cilët shpesh nuk kanë asnjë mënyrë se si të tregojnë se çfarë është në një imazh - pavarësisht teknologjive moderne në dispozicion.Por një shërbim i ri nga Facebook, është duke u përpjekur për ta korrigjuar atë, sipas TechSot.Al.Të verbrit përdorin program të sofistikuar për të lundruar në internet të quajtur “ekranlexues” për të bërë kompjuterat të përdorshëm. Ata e kthejnë përmbajtjen e ekranit në të folur apo në gjuhën braille. Por ata vetëm mund të lexojnë tekstin dhe nuk mund të "lexojnë" fotografinë.Duke përdorur inteligjencën artificiale, serverat e Facebook-ut tani mund të deshifrojnë dhe të përshkruajnë figurat e dhëna dhe ti kthejnë ato në një formë që mund të lexohet nga një screenreader.Shërbimi i ri i rrjetit më të madh social në botë është duke u vënë në dispozicion në pajisjet iOS fillimisht, por do të jetë edhe në platforma tjera mobile në të ardhmen.Në këtë moment ajo është në dispozicion vetëm në anglisht, edhe pse më shumë mbështetje për gjuhët do të vijë në të ardhmen.Disa nga objektet që teknologjia e re njeh janë:Transporti: Makina, varka, aeroplanë, biçikletë, trena, motorcikleta apo autobusë.Mjedis: Male, pemë, dëborë, qiell, oqean, ujë, plazh, dallgë, diell apo bar.Sporte: Tenis, not, stadium, basketboll, bejsboll dhe golf apo ushqime si akullore, sushi, pica, ëmbëlsira apo kafe.Nga pamja e jashtme do të mund të pikasen bebet, njerëzit me syze, bizhutë dhe këpucët.Njeriu që qëndron pas këtij zhvillimi është Matt King, një inxhinier i Facebook i cili humbi shikimin e tij, për shkak të dëmtimeve në retinën e syve."Në Facebook, gjithçka për çka ndodh gjatë ditës, është ekstremisht vizuale" thotë King. "Ndaj ai që është i verbër, e kupton tani se kur ti del jashtë".Me tekst alternativ automatik, njerëzit që përdorin lexuesin e ekraneve në pajisjet iOS do të dëgjojnë një listë të gjërave që fotografia e postuar në Facebook mund të përmbajë, të tilla si "tre njerëz, duke qeshur, jashtë. Pa këtë veçori të re të Facebookut, përdoruesve që janë lexues të ekranit do t'u tregohet vetëm se çfarë ka postuar një shok.Softueri për lexim të ekranit (Sreen-reader) kthen uebfaqet dhe dokumentet në një fjalim të sintetizuar për njerëzit të cilët janë të verbër ose kanë dëmtime të rënda vizuale."Ne me të vërtetë duam që të fillojmë me një sërë konceptesh të cilat shpesh shfaqen në fotografi, duke i shtuar më shumë vlerë përshkrimit të fotografisë", ka thënë Jeff Wieland, kreu i qasjes së Facebookut për USA TODAY.Me kalimin e kohës, Facebook synon të përfshijë përshkrimin më të plotë të asaj që është në fotografi, duke përfshirë edhe identitetin e njerëzve në fotografi.
/Oranews.tv/