Del në sipërfaqe qyteti që u fundos 30 vite më parë

Fenomeni El Nino njihet për krijimin e kushteve ekstreme të motit deri në ato shkatërruese, por në një rajon të Amerikës së Jugut, kjo dukuri ka patur një efekt ndryshe.Zyrtarët e zonës kanë publikuar një seri me foto që tregojnë se si një qytet ka ri dalë në sipërfaqe pasi u fundos 30 vite më parë, falë efekteve të nxehta të sistemit El Nino.Potosi, në shtetin perëndimor të Venezuelës, Tachira, u përmbyt duke lënë vend për ndërtimin e një moli në 1984.Vetëm një maja e godinës së një kishe mbeti e dukshme mbi sipërfaqen e ujit.Për shkak të thatësirës vitet e fundit, liqeni u tha aq shumë sa që qyteti u rishfaq sërish.Fotografitë e publikuara nga qeveria tregojnë qytetin tani, dhe dikur në lulëzimin e tij.potosi1 potosi2 potosi3 potosi5 potosi-church potosi-flooded potosi-plaza potosi-resevoir potosi-street/Oranews.tv/