Ekspertët debat për varrin e mbretit Tutankhamun

Skanime dhe ekzaminime të mëtejshme nevojiten për të siguruar më shumë detaje, të asaj çka besohet se gjendet pas varrit të mbretit të vogël të Egjiptit, Tutankhamun. Lajmi u bë publik nga Ministri Egjiptian i Antikiteteve, Zahi Hawas. Hawas foli në një konferencë për shtyp, pas gërmimeve që zgjatën për 3 ditë, në dhomën ku Tutankhamun u varros në Luginën e Mbretërve në Luksor. Debati është rindezur sërish ndërsa ende nuk ka prova të mjaftueshme për të zbuluar misterin, çka gjendet pas varrit të mbretit të ri.Në konferencë morrën pjesë edhe egjiptiologë dhe arkeologë vendas dhe të huaj.Një hetim i drejtuar nga britaniku Nicholas Reeves, përpiqet të zbulojë e të provojë se pas tij qëndron varri i Nerfertitit, që nuk është gjetur kurrë, por që dyshohet se gjendet pas dhomës së diegies së mbretit Tutanhkamun.Në tetor të vitit 2015, një skaner me rezolucion të lartë sugjeroinse varri i mbretit Tut përmban sy kalime sekrete, për në dy dhoma të fshehta, përfshirë atë çka Reeves beson se është varri i mbretëreshës Nefertiti.Që prej asaj kohe, një ekip egjiptiano-amerikan ka kryer disa skanime me radar, duke analizuar dhe ekzaminuar veriun dhe perëndimin e mureve të varrit antik.Reeves beson se mauzoleumi i Tutankhamun ka qënë fillimisht varri i Nefertiti, që ekspertët besojnë se është njerka e tij dhe se ajo prehet aty prej pothuajse 3mijë vjetësh.Ai shpreson që hetimi të vijojë."Mendoj se bën sens të vazhdoj hetimin deri në fund. E kam thënë që në fillim: Mund të jem krejtësisht i gabuar, mund të ndodhë që pas varrit të tij mos të ketë asgjë. Por nga ana tjetër, nëse aty do të ketë një dhomë, do të ishte një zbulim fantastil. Unë po lexoj provat e mua dhe mendoj se pas varrit të tij qëndron edhe varri i Nefertitit. Por unë nuk e kam topin magjik, topin kristal, ndaj nuk e di, nuk e di cfarë na rezervon e ardhmja" tha reeves.Por ministri Haeas është spektik dhe dyshues se dhoma apo eshtrat e Nefertitit gjenden pas varrit të mbretit."Radarët japoneze asnjëherë nuk thonë gjë ndaj edhe radarët e gjithë botës këtë do thonë, se pas atij muri nuk ka asgjë. Ndaj mendoj se cfarëdolloj gjëje është thënë dri më tani nuk është korrekte. Në mendimin tim, ky varr është ndërtuar nga Ay, i cili zuri fronin pas vdekjes së mbretit Tut. Por nuk besoj se pas atij muri, fshihet dicka tjetër. Megjithatë besoj se nuk duhet ta mbyllim këtë subjekt sepse reeves mund të thotë se qeveria egjiptiane nuk i jep mundësinë që rë provojë teorinë e tij. Kam kërkuar një radarë të tretë për të bërë vëzhgime më të detajuara. Më pas i takon ekspertëve të vendosin nëse do të vazhdojnë apo jo".Ministri i antikiteteve Khaled al-Anani tha se skanimet do të vazhdojnë.Zyrtarët e kanë mohuar mundësinë e shkatërrimit të mureve të varrit për shkak të gërmimeve. Gjithsesi nëse departamenti i antikiteteve është 100% i sigurtë që kavitetet ekzistojnë pas këtyre mureve, atëherë aty fshihet me patjetër dicka dhe zbulimi do të jetë i rrallë.Zbulimi mund të hedhëdritë në një periudhë vërtet të mistersgme të historisë së Egjiptit. Ky zbulim mund të shkaktojë një bum të vërtetë edhe për industrinë e sëmurë të turizmit në Egjipt, industri e cila që prej vitit 2011 është tronditur për shkak të trazirave për të mposhtur regjimin e Hosni Mubarak.article-doc-ac68g-20fa8f2Bpe4c221f3ec03bff12cb-76_634x422 egypt-king-tut-beard/Oranews.tv/