Tajvanezët bëjnë performanca artistike me lodra
Një grup artistësh tradicionalë në qytetit Nju Taipei, tërhoqën qindra vetë si audiencë në një tempull vendas, duke përformuar skena dhe lojëra nga më të ndryshmet për publikun.Topat me tjerrja njohur ndryshe si "Gan Le" në Tajvan, janë një traditë e hershme, antike. Ato krijojnë idenë e lojtarëve që i lëshojnë këto topa dhe i rikthejnë sërish në pikën e fillimit. Ekipi kombëtar tajvanez i topave me tjerrje, është themeluar në vitin 1994 nga Tseng Kuo-hua, i cili prej asaj kohe e mban ende gjallë këtë traditë."Lojërat dhe topat me tjerrje janë një lodër e një lojë antike për ne në Tajvan. Unë e kam luajtur vazhdimisht këtë lojë, që nga fëmijëria ime e deri më sot, duke hedhur një top të tjerrur. Ka shumë mënyra për të luajtur me to, mjafton të kesh dëshirë dhe fantazi. Shpresoj që kjo traditë të vijojë të mbetet gjallë" tha ai.Anëtarët e ekipit zyrtar performuan disa truke, disa lloje lojërash e marifetesh me topat me tjerrje.Tseng, i cili shërben edhe si kapiteni i ekipit, tha se është në gjendje të lëshojë një top të tillë edhe në lartësi të mëdha."Këto truke janë shumë të bukura, sidomos kur realizohen në lartësi të mëdha. Shumë pak herë mund të ndodhë që ata të mos jenë të saktë por është shumë qejf" tha Candy Yip, e cila erdhi për të parë performancën e djalit të saj 18 vjecar, Teddy.Këto forma tradicionale argëtimi po bëhen gjithnjë e më të rralla në qytetet më të mëdha të Tajvanit por disa zona, ndonëse i vogla i ruajnë me fanatizëm."Unë mendoj se kultura tradicionale dalëngadalë po zhduket. Ne ende vijmë ti shohim këto performanca speciale sepse është shumë qejf" tha Chang Chiao-han.Ky ekip ka 8 anëtarë, të moshave nga 50-80 vjec, që vijnë të praktikohen dhe të performojnë në tempullin Hsing Lung një herë në javë./Oranews.tv/