Johnny Depp flet nga Londra për historinë e qenve
Aktori Johnny Depp foli për herë të parë për videon në të cilën kërkonte ndjesë bashkë me bashkëshorten e tij, se kishte dërguar në Australi qentë e tij pa plotësuar asnjë procedurë për karatinë, në një konferencë për shtyp në Londër.Johnny Depp ishte në Londër për të promovuar filmin e tij më të ri 'Alice Through The Looking Glass', bashkë me pjesën tjetër të kastit të aktorëve, mes tyre edhe aktorin dhe komedianin Sacha Baron Cohen."Vërtet dua të kërkoj ndjesë që nuk i solla me vehte qentë e mi drejt Anglisë sepse do të kishte qënë një gjë e keqe për tu bërë" tha Depp për Reuters.Muajin e shkuar Depp dhe bashkëshortja e tij,aktorja Amber Heard regjistruan një mesazh video përmes së cilës kërkonin ndjesë për shkeljen e ligjeve të karantinës për dy qentë e tyre teksa udhëtonin drejt Australisë.Në muajin prill, një gjykatë australiane e liroi nga akuzat Heard për shkak të sjelljes së mirë, pasi fillimisht u shpall fajtore se kishte udhëtuar me dokumenta të falsifikuara me dy qentë e saj.29 vjeçarja i kishte importuar ilegalisht dy qentë e saj Pistol dhe Boo, pa kaluar asnjë procedurë.Për t'i dhënë fund kësaj cështjeje, për të cilën heard rrezikoi deri në 10 vjet burg, magjistratura vendosi ta dënojë me një gjobë 767 dollarë./Oranews.tv/