Çelet Festivali i Këngës në Eurovizion

Pjesëmarrës nga 41 shtete të Europës dhe Australia kanë parakaluar në tapetin e kuq shtruar jashtë pallatit Mbretëror në Stockholm të Suedisë, duke çelur kështu zyrtarisht Festivalin e Këngës në Eurovizion, që kulmon në natën finale të 14 majit.Suedia është organizatorja e konkursit këtë vit pasi Mans Zelmerloë fitoi garën vitin e shkuar në Vjenë, me baladën e tij elektro-pop "Heroes".Qindra fansa u mblodhën jashtë pallatit për të parë nga afër yjet e preferuar me ekipet e tyre apo ndoshta për të dëgjuar nga afër ndonjë fjalë nga pjesëmarrësit, që nuk ngurruan të bëjnë foto apo të japin intervista.Secili nga konkurrentët përzgjodhi në një glob me numra, edhe nëse do të performojnë në natën e parë apo të dytë gjysmë finale. Sigurisht që vendi mikëpritës Suedia dhe Big Five do të elektrizojnë skenën që në natën e parë. The big 5, janë Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja si dhe vendi mikëpritës Suedia, janë automatikisht në finale dhe nuk konkurojnë në netët gjysmë finale.Vetëm 26 vende do të konkurojnë për një vend në finale, në 2 mbrëmje magjike më 10 dhe 12 maj, për të kurorëzuar më pas fituesin më 14 maj.09EUROVISION-WEB1-master768 09EUROVISION-WEB2-master675 2910 3600 3860/Oranews.tv/