Si shpëtohet gruaja kineze nga mbytja në makinë
Një grua kineze është shpëtuar nga banorët pasi rrezikonte seriozisht të mbytej bashkë me automjetin e saj në lumin e provincën lindore të Kinës, Juangsu. Këto janë pamjet e realizuara nga agjencia shtetërore e lajmeve.Drejtuesja e makinës e kishte të pamundur të hapte xhamin apo derën për të dalë nga mjeti dhe për të shpëtuar. Banorët arritën ta tërheqin atë me forcë pasi makina po zhytej e gjitha në ujë. U deshën 4 vetë për ta tërhequr gruan e për ta shpëtuar."Me një dorë arriti të thyejë xhamin dhe me tjetrën të tërhiqja gruan me kujdes, që ajo të mos pritej nga xhami i thyer" tha një prej personave që e ndihmuan atë, Jiang Zhong, i cili tregon edhe duart e lënduara.Televizioni shtetëror bëri të ditur se gruaja ka pësuar lëndime të lehta./Oranews.tv/