Prindërit mund të shkojnë në burg nëse publikojnë foto të fëmijëve në Facebook
Prindërit në Francë mund të gjobiten rëndë dhe madje mund të shkojnë në burg nëse shkelin privatësinë e fëmijëve duke publikuar foto intime të tyre në rrjetin social.Policia dhe avokatët kanë paralajmëruar të gjithë prindërit se fëmijët e tyre do t’i padisin në të ardhmen kur të shohin fotot e tyre kur kanë qënë të vegjël në Facebook, raporton Daily Telegraph.Përveç rrezikut të pedofilëve, turpërimi që mund t’i shkaktohet fëmijëve është një arsye ligjore që ata t’i cojnë prindërit në sallën e gjyqit.Sipas ligjeve strikte të privatësisë në Francë, kjo mund të rezultojë në një gjobë prej 35 mijë paund ose deri në një vit burg.Eric Delcroiz, ekspert i ligjeve etike dhe ato të internetit, tha se sjellja e prindërve online është më e mirë se sa në realitet.“Disa vite më vonë, prindërit mund t’i çojnë në gjyq prindërit për publikimin e fotove të tyre kur ishin të vegjël”- shtoi ai.
/Oranews.tv/