"Varroset" nga blloqe gjigante djathi, mbijeton për 8 orë
Një punëtor depoje ka mbijetuar për tetë orë pasi u "varros" nga disa blloqe gjigante djathi që ranë mbi kamionin e tij nga raftet 6 metra.Raftet mbanin disa ton djath Cheddar dhe Red Leicester kur rrëzuan njëri tjetrin sipas efektit “domino”.Tomasz Wisniewski u frikësua për vdekje kur ndodhi incidenti në qendrën e shpërndarjes së ushqimeve në Hinstock, Shropshire.Punëtori është shpëtuar dhe më pas është dërguar në Spitalin Mbretëror të Princeshës për përkujdesje të mëtejshme.Skuadrat e Kërkim Shpëtimit Urban nga West Midlands, Merseyside, dhe Leicestershire u përfshinë në operacionin e shpëtimit për të tëhequr polakun nga mbeturinat brenda ndërtesës 60 metra.Oficeri i Zjarrëfikëses e përshkruajti nxjerrjen e punëtorit si “zvarritje mbi rrënoja , por rrënoja të përbëra nga blloqe gjigante djathi”, raporton The Mirror./Oranews.tv/