Rita Ora rrëfen vuajtjet e nënës së saj pas largimit nga Kosova
Rita Ora ka përjetuar një moment emocional në skenën e VH1 teksa ka folur për vuajtjet e nënës së saj, Vera, pas largimit nga Kosova në vitin 1991.Në videon e publikuar në YouTube, këngëtarja rrëfen për historinë e mamasë së saj duke treguar se sa shumë ajo i ka qëndruar pranë edhe në kohët më të vështira.“U largove nga Kosova si doktoreshë, ndërsa kur erdhëm në Londër u desh të shkoje në shkollë për gjashtë vjet për t’u rikualifikuar. Të është dashur të rimësoje gjithçka nga fillimi, madje edhe gjuhën vetëm për të treguar veten. Por, nënë t’i kurrë nuk u dorëzove. Përveshe mëngët, shkove në shkollë, nise një punë për të ndihmuar babanë dhe për të përkrahësh familjen tone.Të gjitha këto i bëre gjatë kohës sa ishe duke luftuar ndaj kancerit”- thotë 25 vjeçarja.“Kemi thënë se nuk do të qajmë”, i është drejtuar më pas Rita nënës së saj, e cila shihet e përlotur.