Princi Harry ankohet për mungesën e jetës private
Princi i Mbretërisë së Bashkuar, Harry ka kritikuar ashpër atë që ai e konsideron “ndërhyrje të vazhdueshme” në jetën e tij private. Gjatë një interviste për kanalin e njohur BBC në prag të ceremonisë së hapjes së lojërave “Invictus” në Florida, një kompeticion ku garojnë veteranët e dëmtuar në luftë dhe policët e plagosur gjatë aksionit, Princi deklaroi se linja që ndan jetën e tij private më atë publike është pothuajse inekzistence.“Çdo person ka të drejtën e privatësisë. Për fat të keq kjo linjë që ndan privaten me publiken tek unë nuk pasqyrohet. Shoh që ka një sulm të vazhdueshëm për të zbuluar çdo detaj të mundshëm. Kjo më duket e tëpërt, është vërtetët e panevojshme. Do të bëjmë më të mirën në mënyrë që kjo linjë të jetë e pranishme".Ai shtoi se jeta e tij private duhet të jetë personale, dhe shpreson që njerëzit ta respektojnë këtë. Më pas ai foli edhe për “Invictus Games” si një eveniment i cili duhet ti përfshijë të gjithë.“ Ka njerëz që rrezikojnë jetët e tyre. Familjarët e tyre sakrifikojnë në mënyrë që këta persona ti shërbejnë kombit të tyre, dhe në momentin kur bëhenë pjesë e ushtrisë ose e forcave të policisë, shërbimi ndaj atdheut i kthehet në detyrim “- deklaroi HarryCeremonia e hapjes e lojërave “Invictus” do të zhvillohet në Orlando dhe në të do të marrin pjesë zonja e parë e SHBA Michelle Obama. Aktori hollivudian Morgan Freeman, këngëtari britanik James Blunt dhe sopranoja Laura Wright.
/Oranews.tv/