Fansat e Prince homazhe në nder të muzikantit ikonë

Fansat e Prince në Los Anxheles kanë bërë homazhe në nder të muzikantit ikonë i cili u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare. Shumë prej tyre mbanin veshje me ngjyrë vjollcë në kujtim të hitit të famshëm 'Purple Rain'. Duke brohoritur, ata mbanin lart balona, kapele, bluza dhe çadra në ngjyrë vjollcë, teksa këndonin të gjithë së bashku hitet e tij të njohura botërisht.Ndërkohë disa ditë pas vdekjes, televizioni ABC në Minneapolis, duke cituar burime të afërta me hetimin, raportonte se në autopsinë e kryer nga mjekët ligjorë, në sistemin e Prince ishin gjetur gjurmë të një qetësuesi Percocet.Megjithatë një zëdhënëse e zyrës së Mjekësisë Ligjore lokale që po kryen autopsinë e Princit nuk pranoi të konfirmojë raportin dhe për këtë arsye shkaku i vdekjes së princit mbetet ende i papërcaktuar. Vonesa në daljen e rezultateve të autopsisë ishte parashikuar të merrte disa javë kohë, sipas Zyrës së Mjekësisë Ligjore.Princi 57-vjeçar u gjet i vdekur më 21 prill në Paisley Park, në studion e regjistrimit në periferi të Mineapolis. I njohur botërisht për muzikën e tij, Prince është nominuar për 32 çmime Grammy gjatë karrierës së tij dhe ka fituar 7 prej tyre.Përgjatë këtij viti, në kuadër të turit të tij në Amerikën e Veriut, ai interpretoi në disa shfaqje të vogla surprise.352365346 56347457 5435634 645747/Oranews.tv/