VIDEO/ Fshati i frikshëm i gjarpërinjve
Rreth 75 000 gjarpërinj mblidhen së bashku në një hapësirë sa të një dhome.Është e vështirë të imagjinohet një skenë e tillë, por kjo ndodh çdo vit dhe vizitorët nga e gjithë bota shkojnë për të parë shfaqjen e pazakontë të reptilëve.“Spektakli” ndodh në një fshat të largët të Narcisse në Manitoba të Kandasë. Kulmi i shfaqjes pritet këtë fundjavë.Gjarpërinjtë kanë nisur të mbërrijnë që në javën e kaluar. Mijëra gjarpërinj laramanë janë zgjuar nga gjymi tetë mujor në strofullat e tyre në zonat nëntokësore gëlqerore.I gjithë qëllimi i grumbullimit masiv është riprodhimi. Siç shkruan Nju Jork Times, gjatë dimrit, gjarpërinjtë fshihen në gropat e ngrohta, duke mbijetuar fal yndyrës së krijuar gjatë verës.Një biolog thotë me habi se pas zgjimit, gjarpërinjtë duhet të kërkonin normalisht ushqim, por gjëja e parë që ata bëjnë është seksi. Në këtë “det” gjarpërinjsh, një femër nuk është shumë e lehtë për t’u gjetur edhe pse ajo është deri në katër herë më e madhe.Madje, raporti i meshkujve me femrat është 10 mijë në 1 dhe siç shihet konkurrenca është e pazakontë. Pasi zgjedh mashkullin për të fertilizuar vezët, femra largohet dhe lind të vegjlit e saj në gusht. Atëherë, lindin rreth 250 mijë gjarpërinj./Ora News/