Gruaja mbijeton 6 ditë nën rrënoja në Nairobi
Një grua është gjetur e gjallë nën rrënojat e një ndërtese që u rrëzua 6 ditë më parë në Nairobi të Kenias.Komandanti i njësisë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore, Pius Masai, tha se gruaja në fjalë ishte ende e vetëdijshme kur ne e gjetëm."Nuk ka lëndime të jashtme por ajo gjithësesi e ka të pamundur të lëvizë. Megjithatë mund të them se ajo flet" tha Masai.Gruaja që mbijetoi për mrekulli pas 6 ditësh, është dërguar në spital për trajtim mjekësor.Njerëzit brohoritën dhe duartrokitën pasi gruan e nxorrën nga rrënojat. Ajo u mbulua me një batanijë ndërsa i vendosën oksigjen.Godina 6 katëshe në Nairobi u shemb papritur të premten e shkuar për shkak të shirave të rrëmbyer.Nga shembja e saj 33 vetë humbën jetën ndërsa 137 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat të gjallë. Ende 80 vetë besohet se qëndrojnë ende nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet.
/Oranews.tv/