Kolumbiani shpëtohet pas 2 muajsh në det

Një kolumbian ka kaluar plot 2 muaj në det dhe është shpëtuar rastësisht nga rojet bregdetare amerikane për tu dërguar sërish në Hauai.Kolumbiani 29 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është identifikuar, po lundronte nga Kina me 3 persona të tjerë me një skaf, motorri i të cilit u prish gjatë udhëtimit. Ai i tha autoriteteve se 3 personat e tjerë ishin zhdukur në det por ai kishte mbijetuar duke u ushqyer me peshq dhe pulëbardha.Trupat e të tjerve nuk ishin në varkë e braktisur në mes të detit."Falenderoj zotin që më dha shpresë. Ndihem shumë keq për çka i ndodhi miqve të mi me të cilët isha në bord" tha 29 vjeçari."Do të kisha dashur që shokët e mi të ishin këtu sot me mua" tha ai pasi u dërgua në stacionin policor në Honolulu.Tashmë ai i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe pret që të rikthehet në Kolumbi.stranded/Oranews.tv/