Çelet ekspozita "Furra" me kujtimet e Holokaustit
Tuly Ziv ka krijuar më shumë se 100 piktura të furrave që përshkruajnë imazhe të tmerrshme, frymëzuar nga një scikë e një furre të realizuar nga babai i tij një i mbijetuar i Holokaustit, duke krijuar dhe përdorur trupin e djegur të Adolf Eichmann, arkitektin e "zgjidhjes së fundit" të Hitlerit, që u ekzekutua nga Izraeli në vitin 1962, pas gjykstës së krimeve të luftës në jeruzalem.Babai i Tulyit ishte i vetmi anëtar i familjes së tij që mbijetoi në Poloni dhe në kampin e përqëndrimit ne Gjermani, ku u vranë më shumë se 6 milionë hebrenjë përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëna e tij mbijetoi në kampin e asgjësimit në Aushviz në Poloni, ku ajo zgjidhte sendet e hebrenjve dhe pasuritë e tyre të vetme pasi ata digjeshin. Pas holokaustit, babai i Tulyt, Israel Zaklikoëski, emigroi në Palestinë, ku punoi në një fabrikë.Më 1 qershor 1962, Tuly tha se babai i tij i kishte thënë pasi ishte kthyer nga puna: "Mbrëmë dogja Eichmann".Eichmann ishte një prej arkitëktëve të "Zgjidhjes së fundit", plani i nazistëve për të djegur dhe asgjësuar hebrenjtë dhe që pa nga afër zbatimin e planit të tij për krijimin e kapmeve të vdekjes në Aushvitz.Në vitin 1960, agjencia e inteligjencës Mossad në Izrael, rrëmbeu Eichmann nga Argjentina, ku ai jetonte nën një emër të rremë.Një gjykatë në Izrael e shpalli atë fajtor për krime kundër njerëzit, krime luftë dhe krime kundër hebrenjve. Ai ishte i vetmi person që u ekzekutua nga Izraeli që prej vitit 1948.Zaklikowski përgatiti me dorë një skicë të një furrë ku përshkroi asgjësimin e trupit të Eichmann, pasi ai ishte varur. Më pas, hirin e tij e hodhi në det në ujërat territoriale izraelite.Ziv thotë se kujton të atin teksa thonte: "Ata më zgjodhën mua për të ndërtuar furrën ku do të digjen Eichmann, për ta kthyer edhe atë në hi".Skicën Tuly e zbuloi rastësisht ndër sendet e prindërve të tij, bashkë edhe një tufë fotografishë të familjarëve të vrarë gjatë Holokaustit, mbi 100 piktura e foto që tani qëndrojnë përpara publikut në një ekspozitë me titull "Furra".Gjatë një interviste nga shtëpia e tij në Tel Aviv, në vigjilje të ditën përkujtimore të Holokaustit në Izrale, Ziv e përshkroi pikturën me furrën një fiksim të vjetër që e ndihmoi atë të largojë përgjithnjë demonët e të shkuarës.Madje, si fëmijë i vetëm, Ziv kujton nënën e tij të ndjerë që dikur i kishte thënë: "Pasi pashë Aushvitzin, nuk dua më fëmijë"./Oranews.tv/