Vajza pa duar fiton çmimin e parë

Një nxënëse vetëm 7-vjeç, e lindur pa duar, ka fituar konkursin kombëtar për drejtshkrimin më të bukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Anaya Ellick, nga Chesapeake, Virginia, nuk përdor proteza. Për të shkruar, ajo e vendos lapsin mes dy krahëve, në cepat e tyre.Drejtoresha  e shkollës së  saj, Tracy Cox nga Akademia “Greenbrier Christian” e përshkruan vogëlushen si një histori frymëzimi.“Ajo nuk braktis asnjë gjë, asnjëherë, bën me saktësi dhe korrektësi punën e saj” thotë Cox.“Ajo punon shumë dhe ka shkrimin më të bukur në gjithë klasën e saj”.Vogëlushja 7- vjeçare fitoi konkursin mes 50 konkurrentëve për të fituar çmimin kombëtar të drejtshkrimit, mes personave me aftësi të kufizuar.Kjo kategori përfshin nxënësit me aftësi të kufizuar,intelektuale apo fizike.Drejtori i konkursit Kathleen Wright tha se shkrimi i saj i thjeshtë dhe i rregullt është lehtësisht i dallueshëm nga ai që ka duar. Pavarësisht se fituese e konkursit u shpall Anaya Ellick, të gjithë pjesëmarrësit fituan nga një çmim prej 1 mijë dollarësh. Lindja pa duar nuk ka shkaktuar asnjë problem në realizimin e ëndrrës së saj edhe për piloten sot 30- vjeçare Jessica Cox.Në vitin 2013, ajo shfaqi për botën shembullin e saj. Ajo ka lindur pa duar por ka qënë e aftë edhe në drejtimin e makinës apo të luajë në piano, jo me duar por me këmbë.VAJZA-21