Rita ora në zi, ja kë ka humbur ...
Një vdekje e papritur ka shokuar këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora. Bëhet fjalë për ndarjen nga jeta të Mart Irwin, fotografit të njohur britanez që ndërroi jetë në moshën 36 vjeçare.Irwin ishte fotograf zyrtar i shumë fytyrave publike si grupi One Direction, Miley Cyrus, Cara Delevingne e Nicky Minaj.Muajve të fundit ai kishte treguar një afërsi edhe me këngëtaren Rita Ora teksa pak kohë më pare dyshja kishin bashkëpunuar me njeritjetrin.Rita ka postuar në rrjetin social instagram duke kujtuar Matt Irwin përmes një imazhi të përbashkët. “Jam me fat që të kam njohur dhe që kemi bërë bashkë fotosesione dhe shumë gjëra të tjera. Shumë i talentuar. U prefsh në paqe Matt Irwin”, është shprehur Rita.Nuk dihet akoma cilat janë shkaqet e vdekjes së fotografit, teksa fansat e yjeve botërorë kanë vërshuar me ngushëllime dhe homazhe në rrjetet sociale.