“Kam nevojë”, Alban Skënderaj bashkon forcat me “Eminemin” kosovar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2016, 17:23
Pas këngës “Unë dhe ti”, kantautori Alban Skënderaj vjen me një tjetër sukses në tregun muzikor.“Kam nevojë” titullohet kënga e re e tij, vidioklipi i së cilës u publikua sot.Kënga vjen si bashkëpunim me reperin kosovar, Elinel, jo shumë i njohur për tregun shqiptar.Njohjen e parë me këtë të fundit, Elinel e pati në bashkëpunimin me këngëtaren Fjolla Morina me “Trileqe”.Të dy këngëtarët edhe pse karaktere dhe zhanre të ndryshme duken se e kanë gjetur mirë veten në këtë bashkëpunim muzikor.Teksti i këngës është shkruar nga të dy këngëtarët, ndërsa muzika është realizuar nga vetë Alban Skenderaj.Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse tu urojmë suksese në këtë projekt të ri.