Tragjedi në futbollin rumun, vdes lojtari në fushë

Një tragjedi e vërtetë ajo që ka ndodhur në ndeshjen mes Dinamos së Bukureshtit dhe Vitorulit në kampionatin rumun.Mesfushori i Dinamos, Patrick Ekeng u nda nga jeta, si pasojë e një ataku kardiak në minutën e 70-të. 26 vjeçari u rrëzua në tokë dhe menjëherë u kuptua se situata ishte vërtetë e rëndë, ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershme dhe më pas lojtari u dërgua në spitalin e qytetit të Vitorulit, aty ku për 1 orë e 30 minuta 10 mjekë tentuan ta risillnin në jetë, por për fat të keq nuk ia arritën. Në këtë takim fatal për të, Ekeng u aktivizua në pjesën e dytë.Kamerunasi kish nënshkruar së fundmi për Dinamon e Bucurestit. Në të shkuarën ai kish kontribuar për Le Mans në francë nga viti 2009-2013 e më pas ish aktivizuar për dy sezone me Cordobën në Spanjë. Ekenng ishte edhe skuadrës përfaqësuese të Kamerunit në Kupën e Afrikës.Kjo është hera e dytë që një rast analog I ndodh klubit rumun, pas Catalin Haldan që humbi jetën në fushë në vitin 2000, edhe në atë rast shkak u bë një arrest kardiak.Ndërkohë që një tjetër lojtar kamerunas pati të njëjtin fat në kupën e konfeederatave në vitin 2003, bëhet fjalë për Marc Viven Foe.5555/Oranews.tv/