2 vjeçarja i vë flakën vetes duke fryrë qirinjtë e ditëlindjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2016, 20:27
Kjo vogëlushe i është afruar më shumë seç duhet qirinjve të ditëlindjes - duke i vënë kështu flakën vetes.2 vjeçarja Nada, u përkul drejt tortës së saj ndërkohë që pjesëtaret e familjes i këndonin këngën e ditëlindjes, kur papritur flokët u përfshinë nga zjarri.Video e filmuar në Adiyaman, Turqi, tregon se si në fund vajza e vogël largohet me vrap e frikësuar, fatmirësisht e padëmtuar.
/Oranews.tv/