Ja si do dukej Michael Jackson pa operacione plastike
Michael Jackson ishte një ndër muzikantët më të mirë të të gjitha kohërave, por nëse do të kishte një gje më të famshme se muzika e tij, do të kishte qënë padyshim dashuria për operacionet plastike.Ai i hyri asaj rruge me një ndërhyrje të thjeshtë në hundë. Por pas 100 procedurash, përfundoi duke u përpjekur të rikuperonte dëmet nga këto operacione. Këngëtari shpenzoi 30 vite duke u përpjekur të arrinte perfeksionin, por u kthye në një nga shembujt më të këqinj të ndërhyrjeve kirurgjikale.Në dokumentarin 10 Fytyrat e Michael Jackson, zbulohet se muzikanti i është nënshtruar botoxit, mbushjeve, implanteve në faqe, zbardhjes së lëkurës e ndërhyrje në buzë, raporton Daily Mail.Megjithatë zbulimi më i madh i programit ishte imazhi se si do të dukej ylli nëse nuk do të kishte bërë asnjë operacion plastik. (Shihni foton)Është e vështirë ta imagjinosh Michael Jackson kështu.Ai është një shembull që vërteton se duhet ta lini fytyrën tuaj ashtu siç është.
/Oranews.tv/