Ja çfarë bën babai me vajzën e tij për të rikujtuar gruan që ndërroi jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2016, 18:23
Ben dhe Ali Nunery u martuan në 2009. Si shumë çifte, ata realizuan një set me foto të dasmës në shtëpinë e tyre të re. Fatkeqësisht, jeta e tyre e lumtur nuk zgjati shumë. Ali vdiq nga kanceri në mushkri në vitin 2011, duke lënë pas bashkëshortin e saj dhe vajzën e vogël Olivia.Dy vite më vonë, familja vendosi të shiste shtëpinë dhe të zhvendosej diku tjetër.Por para se të largoheshin, Ben dhe vajza e tij bën diçka mahnitëse: ata rikrijuan fotot e dasmës në kujtim të Alit.“Doja t’i tregoja njerëzve përmes këtyre fotove që megjithsë kam humbur gtruan time, nuk ishte kjo e gjithë historia- ishte gjithashtu një histori dashurie, përveç dhimbjes dhe humbjes” – tha Ben.
/Oranews.tv/