Korçë, mjeti përplaset me murin e banesës, vdes 14 vjeçari, plagoset babai

Një 14 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën nacionale Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Belorta.Mjeti tip Benz, që drejtohej nga 41-vjeçari Kristaq Prifti doli nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.Nga aksidenti, drejtuesi  i mjetit është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Korçës, ndërsa i biri 14 vjeçar që udhëtonte me të, humb jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra në pjesën e kokës.Policia lokale bëri të ditur se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.Në dy javet e fundit,në rruget nacionale të Korçës kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve 3 persona dhe 3 jane plagosur rende.Duke sqaruar ngjarjen, policia tha se ka arrestuar shtetasin Kristaq Prifti, 41-vjeç, drejtues i mjetit. Duke sqaruar ngjarjen, policia thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës së shkuar në fshatin Belorta.Sqarimi i policisë:Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 29.04.2016, rreth orës 01:00, në afërsi të fshatit Belorta, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 387 MG, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë e përplasjes,  është aksidentuar me vdekje, djali i tij, shtetasi me iniciale A.P, 14 vjeç, pasagjer në këtë mjet, si edhe drejtuesi i mjetit  i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, nën  kujdesin  e mjekëve.[caption id="attachment_734426" align="alignnone" width="605"]aksidenti korce (Ne foto: Makina e aksidentuar)[/caption][caption id="attachment_734434" align="alignnone" width="606"](Ne foto: Makina e aksidentuar) (Ne foto: Makina e aksidentuar)[/caption][caption id="attachment_734440" align="alignnone" width="645"](Ne foto: Makina e aksidentuar) (Ne foto: Makina e aksidentuar)[/caption]/Oranews.tv/