Investimet e huaja, Ekonomi: Shënuan rritje, 881 milion euro për 2015

Viti 2015 pati më shumë investime krahasuar me vitin 2014.Konstatimi u bë nga Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve, ku sipas saj viti që lamë pas u mbyll me 881 milion euro investime të huaja.Duke folur për shifra, Ekonomi tha se nga këto investime përfituan 85 mijë persona të cilët u punësuan.Ekonomi: Në Bankën Botërore Shqipëria radhitet si një vend që ka fluksin e investimeve të huaj në vlerë pas Serbisë, ndërsa në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto renditet pas Malit të Zi, pra e dyta në rajon. Nëse shikon investimet e huaja direkte sa i takon Bankës së Shqipërisë, vëmë re se raporti i investimeve të huaja në 2015 llogaritet që të jetë 881 milion euro në krahasim me 869 milion euro që ky fluks i investimeve direkte ishte për 2014.Në prani të përfaqësuesve të biznesit, Ministrja e Ekonomisë tha se Shqipëria ka lehtësuar kushtet e të bërit biznes dhe së shpejti pritet të thjeshtohen edhe proçedurat e regjistrimit për çdo biznes të ri.Investimet e huaja në 2014 - 864 milion lekëInvestimet e huaja në 2015 - 881 milion euroDiferenca - 17 milion euroNdërmarrje me investim të huaj në 2015 - 132 mijëTë punësuar - 85 mijë