Tahiri u kërkon ndjesë viktimave të 21 Janarit: Mbetet krim shtetëror

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se 21 Janari mbetet një krim shtetëror i pa ndëshkuar.Duke reaguar për një lajm të publikuar, sipas të cilit Garda e Republikës ka deklaruar se kishte qenë e detyruar të qëllonte me armë për shkak se policia nuk kishte bërë punën e saj aq sa duhet, ministri thotë se në lajm nuk është cituar qëndrimi i Gardës së Republikës, por një vendim i Gjykatës së Apelit.Tahiri në Facebook: Pavarësisht se Garda vetëm ka cituar vendimin e gjykatës, dua t'i kërkoj ndjesë familjarëve për sado janë lënduar nga përmendja e një vendimi haptazi të padrejtë! 21 Janari ishte dhe mbetet një krim shtetëror, ende i pandëshkuar!Në një reagim tjetër pak më herët, Ministria e Brendshme thekson se pjesët e cituara në lajmin për çështjen në fjalë janë marrë nga “pika 4 e Prapësimeve, ku Garda e Republikës ka bërë një përmbledhje të gjetjeve dhe konstatimeve të Gjykatës së Apelit Tiranë, mbi të cilat u mor vendimi për shpalljen fajtor të të akuzuarve për "Vrasje nga Pakujdesia".Ministria thotë se gjithçka që citohet është pjesë e përmbajtjes së Vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë Nr. 793, datë 18.09.2013, dhe “jo qëndrim apo konstatim i Gardës së Republikës”.ministria/Ora News/