PDIU mbledh Forumin e Gruas, Idrizi: Do të jemi gjithmonë parti e kauzave
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka mbledhur Forumin e Gruas.Kreu i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, ndërsa falenderoi të gjitha gratë për kontributin e dhënë premtoi se PDIU do të jetë gjithmonë parti e kauzave.Partia Drejtësi integrim dhe Unitet mblodhi sot Forumin e Gruas.Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi u shpreh se PDIU është partia e kauzave që duhen çuar përpara dhe për këtë është e domosdoshme që të jenë pjesë edhe gratë.Idrizi: Praktikisht kur ne flasim për vlerat e familjes, besimin në Zot. Kur ne flasim për çështje të rëndësishme tonat siç është kombi, pronat, atdheu.Unë jam i bindur se të gjitha këto formësohet në familjet dhe falë nënave dhe motrave tona. Jam i bindur që nënat e Çamërisë apo Kosovës e kanë mbajtur gjallë atë indentitet të fortë kombëtar dhe sigurisht i kanë rritur bijtë e tyre me kokën pas duke e pas mendjen tek padrejtësitë, por edhe me kokën lart që si shqiptarë ne do arriojmë të fitojmë të drejtat tona dhe Shqipëria të jetë një vend i madh dhe i bekuar ashtu siç e ka dhënë Zoti.Deputetja më e re e PDIU, Mesila Doda, u shpreh se pjesëmarrja e grave në partitë politike është e domosdoshme.