Mirdita përkujton patriotin arbëresh, kuntribues të pavarësisë, Terenc Toçi

Në Fan të Mirditës, historianë, politikanë dhe të zgjedhur vendor përkujtuan 150 vjetorin e kuvendit të Fanit dhe 105 vjetorin e ngritjes së flamurit të parë të pavarësisë në vend. Ka qenë patrioti arbëresh Terenc Toçi, që për herë të parë valviti në 1911, flamurin kuqezi në Fan të Mirditës.Mirdita ka përjetësuar, politikanin dhe patriotin e shquar arbwresh Terenc Toçi i cili ngriti flamurin e parë të Pavarësisë së Shqipërisë në 1911 pikërisht në Fan të Mirdites. Pas 105 vitesh nga kjo ngjarje e rëndësishme dhe 150 vjetori i kuvendit të Fanit busti i tij është vendosur në vendin ku Toçi sëbashku me burrat e Mirdites luftuan kundwr pushtimit Otoman, duke krijuar qeverinë e parë të përkohshme të vendit tonë.Kryebashkiaku i Mirdites Ndrec Dedaj dhe Deputeti Fatmir Toçi kanë kërkuar që figura të tilla të marrin vlersimin që meritojnë dhe jo të lihen në harresë.Ndrec Dedaj: “150 vite më parë do të merrte rëndësinë e një takimi historik për Shqipërinë, si paraprijës i ditës së flamurit një vit më vonë në Vlorë”.Fatmir Toçi: “Një moment reflektimi për historinë tonë të re të pasluftës sepse shumë ngjarje kanë ndodhur, shumë figura historike që janë drejtuar sipas gjykimeve politike , ndoshta është momenti që në bazë të gjithë dokumentave të dëshmive historike të rishikohen për kontributin e tyre”.Nipi i Terenc Toçit ka kërkuar që historia e tij të futet edhe në tekstet shkollore.Dorenze Dalena: "Terenc Toçi ishte një atdhetar i Shqipërisë dhe Italisë. Unë me këtë rast shpresoj dhe uroj që ne jo vetem ta kujtojmë dhe urojmë por edhe ta përkutojmë çdo vit veprën e tij dhe jo ta vrasim sërish, duke e lënë në harresë siç është bërë deri tani. Uroj që figura e tijë të përfshihet edhe në tekstet shkollore si një pjesë e ndritur e historisë së kombit Shqiptar".Flamuri i parë i pavarësisë së Shqipërisë u ngrit në Fan të Mirdites me 27 prill 1911, ngjarje kjo që i parapriu një vit më vonë ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë./Oranews.tv/