Shteti merr në mbrojte rezidencën e Ibrahim Rugovës

Ministri i Kulturës  Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Kujtim Shala, ka vizituar sot rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugov dhe i ka dorëzuar familjes së tij vendimin e Minsitrisë së Kulturës me të cilin kjo ndërtesë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme.

Me ketë rast, ministri Shala u shpreh se kjo ndërtesë ka vlerë të jashtëzakonshme nacionale dhe si e tillë do ta ketë përkujdesjen dhe mbështetjen e Institucioneve të Kosovës, meqë lidhet me kujtesën dhe rrugëtimet tona drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.Po ashtu, ministri Shala u shpreh se brenda rezidencës së presidentit Rugova ruhen vlera të shquara historike, artistike e politike, të cilat presidenti i kultivonte me shije e kulturë, ndaj ato duhet të jenë të hapura për vizitorë.foto2_1461757923-6917643 foto1_3987