Fitorja e zgjedhjeve, Vuçiç: Vota mbështetje për të shkuar drejt BE
Rezultatet e zgjedhjeve treguan mbështetje të fortë për demokracinë, reformat, angazhimet ndërkombëtare dhe integrimin në Bashkimin Europian. Kështu ka deklaruar Aleksandër Vuçiç, kreu i Partisë Progresiste serbe pas fitores në zgjedhjet e parakoshme të Serbisë.Në një konferencë për shtyp në selinë e partisë që drejton pas publikimit të rezultateve, Vuçiç tha se qytetarët i besuan edhe një herë drejtimin e vendit.“Jam shumë krenar dhe thellësisht i prekur nga rezultatet, që do të thotë ne kemi dhënë besimin, por edhe kemi marrë një përgjegjësi të madhe. Unë e di rrugën që duhet ndjekur për të ardhmen e Serbisë dhe di gjithashtu sa shumë duhet të punojmë për të arritur atje ", tha Vuçiç.Menjeherë pas fitores, kreu i progresistëve ka marë përgëzime edhe nga Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogerini, Komisioneri për zgjerimin Johanes Han, Ambasadori britanik në Serbi etj.Mogherini ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vuçiç, teksa zëdhënësja e saj Maja Kocicancic tha nën një qeveri të re, Serbia do të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Kurse Han në një regaim në Twitter ka ka deklruar se vetëm "një qeveri e fortë mund çojë përpara reformat e nevojshme për një të ardhme më të mirë dhe një ekonomi më të mirë për vendin. Partia Progresive Serbe e Kryeminsitrit Aleksandër Vucic ka arritur që të fitojë 131 mandate katër më shumë nga sa kishte arritur që të grumbullonte në legjislaturën e fundit. Si Forcë e dytë politikë ështërradhitur partia Socialiste e Serbisë, e cila kryesohet nga Ivica Davic dhe është në një koalicion me Partinë ‘Serbia e Bashkuar”.Në total ato kanë arritur të sigurojnë 30 mandate. Sipas ekspertëve, Daçiç është një ndër pretendentët kryesorë për t’iu bashkuar koalicionit të Vuçiç, ashtu sikurse në qeverinë e shkuar. Por për t’u theksuar është se pas katër vitesh mungesë, Radikalët e Vojslav Seselj do të rikthehen në parlament me 21 deputetë. Ultranacionalisti arriti që të sigurojë një rezultat pozitiv, por megjithatë u shpreh se priste më shumë nga zgjedhjet.Në mbyllje janë rradhitur disa parti minoritare, mes të cilave edhe Partia shqiptare për Aksioni Demokratik, që drejtohet nga Riza Halimi. Ndërkohë, OSBE bën me dije se nga votimet në Kosovë kanë marrë pjesë afro 47 mijë votues nga 106 mijë persona që kishin të drejtën e votës./Oranews.tv/