Rrëzohet e përplaset me një garuese, ndërpritet nga një spektator në pistë, por fiton maratonën
Jemima Sumgong është fituesja e Maratonës së zhvilluar në Londër “Virgin London Marathon 2016”, duke mundur kështu kampionen në fuqi, Tigist Tufa.Megjithatë fitorja e atletes nga Kenia nuk ishte e lehtë pasi asaj iu desh të përballej me disa “sfida”.Sumsong pësoi një incident 23 milje larg vijës së finishit kur ajo u rrëzua në tokë teksa u përplas e ngatërroi këmbët me një tjetër garuese, Aselefech Mergia.Por kjo nuk ishte e vetmja ndërhyrje e vrapit të Sumgong pasi një spektator tentoi ta ndërpriste kur u afrua pranë saj në pistë. Ai nuk u arrestua por u largua nga forcat e sigurimit.Jemima, e cila ka garuar më parë në maratonat e Nju Jorkut, Boston dhe Chicago, injoroi dhimbjet nga dëmtimet që mori në kokë pas rrëzimit dhe arriti në vijën e finishit pas 2 orë e 22 minuta dhe 58 sekonda.Fotot tregojnë reagimin e saj emocional pas fitores:

