Miqtë për Prince...
Menjëherë fansat e tij në mbarë botën nisën homazhet. Ura I-35 në Minneapolis është ndriçuar me ngjyrë vjollcë në shenjë homazhi për Prince, ikonën e muzikës Pop. Artisti që fitoi çmim Oskar për këngën më të mirë, me "Purple Rain" jetonte pikërisht në Minesota.Këngëtarit i bëri homazh edhe presidenti amerikan Barack Obama i cili shkroi pas lajmit: "Ishte performues elektrizuez. Sot bota ka humbur një ikonë krijuese. Michele dhe une bashkohemi me miliona admirues në të gjithë botën për të qarë vdekjen e papritur të Princit tonë" shkruan Obama.Personalitetet e famshme të botës së muzikës dhe hollivudit, menjëherë reaguan për vdekjen e mikut dhe kolegut të tyre."Më mungon vëllai im. Prince ishte një mace gazmore. Kishte një sens të jashtëzakonshëm humori" shkroi regjisori i filmave Spike Lee.Këngëtari Justin Timberlake shkroi në Twitter: "I habitur i shtangur, nuk mund të jetë e vërtetë"."Jam shumë e mërzitur që ne humbën legjendën Prince, mjeshtrin, një gjigand të muzikës që nuk njihte kufinj" shkroi këngëtarja Gloria Estefan.Producenti Quincy Jones shkroi: "U prehsh në paqe Prince. Një artist i vërettë në çdo send të fjalëve".Prince ka patur një karrierë të shkëlqyer mbi 40 vjeçare dhe ka shitur më shumë se 100 milionë kopje të albumeve të tij. Ai ishte i njohur për muzikën R&B, Rock, Soul, Hip Hop etj.