Rumania përjashtohet nga Eurovizioni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2016, 18:03
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka përjashtuar nga Eurovizioni Rumaninë për shkak të borxheve që ka televizioni që e transmeton. EBU i cili organizon garën, ka thënë se transmetuesi publik rumun (TVR) ka 16.3 milionë dollarë borxhe.EBU ka thënë se ka kërkuar nga Rumania që të paguajë borxhin deri më 20 prill.“Borxhi i vazhdueshëm i TVR-së rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vetë EBU-së”, ka thënë organizata.Ovidiu Anton është dashur të prezantojë Rumaninë në garën e këngës në Stokholm, më 12 maj, por kënga tani ka dalë nga konkurrenca./Oranews.tv/